Policia greke ka shkatërruar të hënën një grup kriminal që shpërndante drogë të llojit kanabis dhe heroine në qendër të Athinës.

Pas një operacioni masiv që zgjati disa orë, policia njoftoi se ka arrestuar 28 persona dhe ka identifikuar 11 pjesëtarë të tjerë të rrjetit.

Bëhet fjalë për një rrjet me përbërje shumëkombëshe. Të arrestuarit jane nga Maroku, Palestina, Guinea, Ruanda, Somalia, Shqipëria, Bullgaria, Nigeria, Kameruni, Kongo, Bali, etj.

Sipas policisë, grupi realizonte deri në 400 shitje në ditë, kryesisht për narkomanët në zonën Amerikis, Koliatsou dhe Kipseli, por edhe në sheshin Omonia në qendër të Athinës.
Asgjësimi u bë i mundur pas investigimesh që zgjatën disa muaj dhe ku me urdhër të prokurorisë u kryen dhe dhjetra orë videopërgjime në pikat ku kryhej shitja e drogës.

Arrestimet u kryen gjatë fundjavës
Operacioni i koordinuar policor u zhvillua gjatë fundjavës së 15-16 korrikut 2018.

Finalizimit të operacionit i paraprinë hetime sistematike gjatë të cilave u vlerësuan dhe shfrytëzuan të dhënat nga videopërgjime në pikat ku kryhej shitja e drogës.

Të arrestuarit akuzohen për përfshirje në një organizatë kriminale, shkelje të ligjit për substancat e varësisë dhe pastrim parash.

Anëtarët e organizatës, të ndarë në dy nëngrupe, kanë qenë aktivë të paktën që nga fillimi i vitit, duke furnizuar 24 orë në ditë me drogë, rreth 350 deri në 400 narkomanë në ditë.
Rolet në organizatë ishin të ndara, disa bënin trafikantin, të tjerë menaxhonin paratë, ndërsa disa të tjerë bënin fshehjen e narkotikëve.

Gjatë operacionit u sekuestruan 30 paketa heroinë, 40 telefona celularë dhe një shumë parash që tejkalonte 500 euro.

Artikulli paraprakVDES FADIL HASA, “ARTISTI I MERITUAR” NDËRROI JETË NË MOSHËN 78 VJEÇARE
Artikulli tjetërGRUAJA HUMB JETËN PASI RRËZOHET NGA KATI I TETË I PALLATIT