Goditet grupi i Prostitucionit, arrestohet tutorja 57 vjeçe

Dy gra të akuzuara për “Prostitucion” dhe “Shfrytëzim prostitucioni” janë ndaluar nga specialistët për Trafiqet në Drejtorinë e Policisë së Durrësit. Në pranga janë vënë: S.S., 57 vjeçe dhe T.T., 49 vjeçe, të dyja banuese në Durrës. Operacioni u finalizua ditën e djeshme pas një pune hetimore 2-mujore me metoda speciale nga ana e Specialistëve për Hetimin e Trafiqeve në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, bëjnë me dije burme zyrtare nga Policia. Të dyja gratë janë kapur në ambientin ku ushtronin prostitucion brenda qytetit të Durrësit. Policia bën me dije gjithashtu se është dokumentuar se shtetaset e mësipërme kanë ushtruar prostitucion dhe kanë shfrytëzuar edhe femra të tjera për prostitucion kundrejt një pagese të caktuar. Në ngarkim të shtetaseve të mësipërme, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” në ngarkim të tutores S.S. dhe “Prostitucion” në ngarkim të shtetases T.T..

Artikulli paraprakSHERR PËR TREGUN E GËSHTENJAVE KANOSET ME JETË BIZNESMENI
Artikulli tjetërDHUNOI DY GRA NË KRYEQYTET NË KËRKIM AUTORI I RREZIKSHËM