Dy shqiptarë, të moshës 25 e 33 vjeç, janë arrestuar nga karabinierët në Firenze pasi janë kapur me mbi 8 kilogramë heroinë, me vlerë tregu rreth 400 mijë euro.

Arrestimi u krye mbrëmë gjatë një shërbimi të karabinierëve, të cilët ndaluan makinën e dy shqiptarëve për verifikime.

25-vjeçari, i cili ishte në timon, sapo pa karabinierët shfaqi shenja ankthi dhe mungesë dëshire për verifikim, çka ngjalli dyshime dhe solli kontrollimin e makinës, ku u gjet droga, 1.1 kile heroinë, e fshehur në hapësira të modifikuara pas radios.

Kontrolli në banesë solli zbulimin edhe të 7.2 kile heroinë, si dhe materialet e mjetet e duhura për përzierje dhe ndarjen në doza.

Artikulli paraprakBLUZAT E BARDHA ME DY DIPLOMA, MINISTRIA: JO MË DY PUNËSIM NË PROFESIONE TË NDRYSHME
Artikulli tjetër2.5 TONË DROGË DREJT ITALISË, JEPET VENDIMI PËR TË ARRESTUARIT