Një grup kriminal i shpërndarjes së drogës është shkatërruar në Shkodër. Në pranga kanë rënë 8 persona dhe eshte shpallur ne kerkim nje tjeter.

Po ashtu është zbuluar edhe një skemë e përdorur nga ky grup ku dy prej anëtarëve, shkëmbenin medikamente dhe të tjerët ua shisnin pacientëve që ishin në terapi nga lëndët narkotike.

Pas një hetimi disamujor të kryer nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Shkodër, janë arrestuar Arjan Cerjani 49 vjeç, Enkeledia Cerjani 40 vjeçe, Leart Cerjani 19 vjeç, Luis Cerjani 21 vjeç, Emiljan Hajdaraj 44 vjeç, Gjergj Pllumbi, 34 vjeç, Indrit Ishmakej dhe Valentin Plenishta 20 vjeç.

Në kërkim është shpallur Redi Idriz, qe sipas njoftimit te policise eshte në profesion infermier, i cili ishte personi që siguronte metadonin nga spitali dhe ia dorëzonte, siç u zbulua nga hetimet, Arjan Cerjanit, që më pas e shpërndante te personat e në terapi për heqjen dorë nga përdorimi i drogës, të cilët lëndën narkotike e siguronin në mënyrë ilegale.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se aktiviteti i këtij grupi kriminal është shtrirë gjatë një kohe të konsiderueshme në qytetin e Shkodrës, ku janë dokumentuar shumë raste të shkëmbimit të medikamenteve. Më pas, këto medikamente, të arrestuarit e tjerë ua shisnin personave të ndryshëm që ishin në terapi nga përdorimi i lëndëve narkotike.

Gjatë këtij operacioni u sekuestruan 4 armë zjarri, 6 thika, një sasi metadoni, drogë farmaceutike një automjet e sende të tjera. Gjithashtu në shtëpinë e Indrit Ishmakej u gjetën doza me kokainë, një sasi kanabisi dhe një armë zjarri pistoletë.

Por, menjehere pas ketij lajmi ka reaguar Spitali Rajonal I Shkodres.Ne nje njoftim per mediat, spitali sqaron se shtetasi Redi Idrizi qe sipas policise punonte infermier, nuk figuron i punësuar në Spitalin Rajonal Shkodër por është pjesë e strukturave private të shpërndarjes së metadonit.

“Nuk është i punësuar në strukturat tonë as në varësi tonën”-sqaron Spitali Rajonal I Shkodres.

Artikulli paraprakDREJT PËRFUNDIMIT RIKONSTRUKSIONI I RRUGËS “YMER PRIZRENI”
Artikulli tjetërSHKODËR, APELI HAP HETIMET PËR BASHKINË VAU DEJËS