Një shqiptar me precedent penal është arrestuar nga policia italiane pasi ka plagosur me armë të ftohtë një shtetas italian.

Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta në komunën e Montecchios në provincën e Ternit.

Automjeti me të cilin udhëtonte shqiptari është aksidentuar lehtë me automjetin e dy italianëve nga Napolit.

Ngjarja ka degjeneruar në një sherr të dhunshëm fizik mes tyre e sipas dëshmitarëve në vendngjarje, shqiptari i cili ishte në gjendje të dehur la goditur me thikë një prej tyre duke e plagosur në veshkën e majtë.

Shtetasi italianë është jashtë rrezikut për jetën. Shqiptari është vënë në pranga i akuzuar për plagosje të rëndë.

Artikulli paraprakBANDAT SHQIPTARE NE RRUGËT E BRITANISË ME ‘KOKAINË TË CILËSISË SË LARTË’
Artikulli tjetërSHQIPTARI ARRESTOHET ME HELIKOPTER,NË VILËN E TIJ GJENDET RAFINERI KOKAINE