Sapo hyn në fshatin Golem, të njësisë administrative Rrethina syri të ndesh një grumbull mbeturinash të djegura pranë rrugës. Tashmë, prej shumë kohësh, pastrimi i mbeturinave në këtë zonë është lënë në harresë të institucioneve.

Vihet re se 2 kontenierët janë të pastër, ndërsa zona përreth tyre është si mos më keq. Mbeturina urbane por edhe shkurre të shumta të hedhura nga banorët e zonës kanë bllokuar edhe kanalin buzë rrugës. Jo të pakta kanë qenë rastet kur për shkak të densitetit të reshjeve të shiut dhe mbeturinave të hedhura në brendësi të tij, kanali është bllokuar në të dyja anët.

Kjo gjë ka bërë që rruga të mbulohet nga uji duke vështirësuar qarkullimin e banorëve të zonës. Disa herë janë bërë thirrje për pastrimin e këtij kanali të bllokuar nga mbeturinat, por deri tani asnjë institucion përgjegjës nuk ka marrë masat e nevojshme për pastrimin e tij dhe të zonës përrreth.

Banorët depozitojnë mbeturinat nga të gjitha zonat përreth. Në kushte të tilla, banorët e fshatit Golem i kanë flakën disa herë këtij mali me mbeturina, për të hapur rrugën, por edhe për të pastuar kanalin pranë rrugës.

Në një situatë të tillë, ato janë të detyruar të durojnë erën e rëndë që këto mbeturina lëshojnë gjatë kalimit në rrugë. Ndërkohë nuk mungojnë as rastet kur ky grumbull mbeturinash është kthyer në shkakun kryesor të përhapjes së sëmundjeve.

Artikulli paraprakAKSIDENTI NË LEZHË – LAÇ, NJË I PLAGOSUR
Artikulli tjetërSHKODËR, STACIONET E AUTOBUSËVE NË GJENDJE TË MJERUAR