Infrastruktura rrugore në fshatin Golem, të njësisë administrative Rrethina kërkon ndërhyrje prej vitesh. Banorët në këtë zonë mirëmbajnë me të ardhurat e tyre rrugën para shtëpive disa herë gjatë vitit. Sipas tyre, nevoja për ndërhyrje është e domosdoshme, pasi pjesa ma e madhe e tyre janë të moshuar dhe hasin vështirë gjatë lëvizjes në rrugët jashtë standarteve.

Kërkesat që ato kanë drejt bashkisë Shkodër janë të shumta.

Prej më shumë se 30 vitesh, banorët kujdesen vetë për rrugën duke e mirëmbajtur vazhdimisht. Gropat e mbushura me dhe e kryejnë funksionin e tyre gjatë kohës kur nuk ka reshje tregojne banorët e Golemit. Në shumë fshatra të njësisë administrative Rrethina, mungesa e investimeve në infrastrukturë është ndër problemet kryesore, që pasohet më pas me mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm prej më shumë se 4 vitesh.

Artikulli paraprakE AKUZOI SE PO PINTE KOKAINË, KRYEBASHKIAKU I BULQIZËS: JAM NISUR DREJT TIRANËS PËR TË PADITUR ERVIN SALIANJIN
Artikulli tjetërSHKODËR, KËSHILLI NUK I MIRATON 8 PIKA KRYEBASHKIAKES