“Gomari i Babatasit” godet rëndë përmes sarkazmës. Edhe pse e shkruar vite më parë nga At Gjergj Fishta, për regjisorin Altin Basha, vazhdon të mbetet më aktuale se kurrë.

Sipas tij, kjo shfaqje merr kuptim më të gjerë sidomos në Teatrin “Migjeni”, aty ky ngjitet kësaj radhe me një optikë pak më ndryshe.

Për trupën e Teatrin “Migjeni”, kjo shfaqje vjen si një kryevepër, jo vetëm për potencialin e saj, por edhe me regjisorin Basha, i cili ka zgjedhur të punoj kësaj radhe me Teatrin e Shkodrës.

“Gomari i Babatasit” ngjitet në skenën e Teatrit “Migjeni” në datën 11 prill, duke filluar nga ora 19:00 për të vijuar pastaj deri në spektatorin e fundit, pa një limit të përcaktuar përmbyllës. “Gomari i Babatasit” është realitet i sotëm i cili nuk duhet humbur.

 

Artikulli paraprakPO KTHEHEJ NGA SHKOLLA, E PËRPLASI MAKINA
Artikulli tjetërQENDËR SHËNDETËSORE APO STALLË BAGËTISH!