Mediat italiane kanë zbardhur emrat e dy skafistëve, të arrestuar të premten në Leçe. Ata u kapën ndërsa kishin arritur në brigjet italiane me një gomone të mbushin me kanabis.

Të arrestuarit janë: italiani 68-vjeçar Cosimo Pellegrino dhe shqiptari 29-vjeçar Engjëllush Mukaj. Në gomone ata kishin fshehur 761 kg marijuanë. Anije patrullimit të Guardia di Finanza e pikasi gomonen gjatë një kontroll rutinë. Autoritetet kanë bllokuar edhe dy telefonat celularë të skafistëve nga ku shpresojnë të gjejnë informacione për grupin kriminal.

Artikulli paraprakKOKAINË, HEROINË, KANABIS NË LOKALET E NATËS NË TIRANË. 11 TË ARRESTUAR
Artikulli tjetërZGJEDHJE TË QETA NË MAQEDONI. VOTOHET PËR TË DALË NGA KRIZA