Parandalohet një rast i trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Policia dhe Guardia di Financa vunë në ndjekje të një gomoneje me një ngarkesë të madhe droge duke detyruar trafikantët të kthehen dhe të mos mbërrijnë në destinacion, Itali.

Rreth ores 13:00 ngarkesa me lëndë narkotike u vendos në Drejtorinë e Policisë Fier ku dhe do bëhet peshimi. Flitet se ngarkesa arrin në 1 ton kanabis.

Operacioni i policisë së Shtetit në bashkëpunim me partnerët e Guardia di Finanza-s nisi rreth orës 03:30 të mëngjes, kur u pikas mjeti lundrues disa milje në det.

Ndjekja- “Policia Kufitare e Vlorës dhe GdF kanë vijuar ndjekjen në det. Ndjekja policore detyroi trafikantët të futeshin në grykëderdhjen e lumit” u shpreh policia e shtetit. Aty braktisën mjetin lundrues dhe lëndën narkotike në buzë të lumit Vjosë, pranë fshatit Bishan.

Trafikantet ikin- Më pas duke përfituar nga errësira, të dyshuarit janë larguar në drejtim të pyllit. Forcat e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë ndjekjen për kapjen e tyre. Forcat e Policisë Kufitare mësohet se po krehin zonën në kërkim të personave të dyshuar.

Nën drejtimin e një grupi të posaçëm po vijojnë hetimet intensive për ndalimin e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal dhe përballjen e tyre me drejtësinë.

Mjeti lundrues, ishte rreth 10 metra i gjatë dhe i pajisur me dy motorë të fuqishëm.

Artikulli paraprakKAPEN 520 KG MARIJUANË DHE 18 KG KOKAINË, NË PRANGA ITALIANË E SHQIPTARË
Artikulli tjetërKTHIM REKORD AZILKËRKUESISH NË SHTETET E TJERA TË BE