Një gomone 8 metra e gjatë është bllokuar nga policia në plazhin e Zvernecit. Ndërkohë dyshohet se ajo përdorej për transportin e drogës drejt Italisë.

Gomonja është 8 metra e gjatë dhe e paisur me dy motorrë të fuqishem me 250 kuaj fuqi. Policia ka nisur kontrollet në zonë për të verifikuar nëse ka ndonjë sasi droge të fshehur që priste të transportohej me këtë mjet. Sipas buirimeve të policisë kanë qenë dy përsona në bord të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia dyshon se gomonja do të përdorej për trafik droge.

Artikulli paraprakDY VËLLEZËR SHQIPTARË ARRESTOHEN ME 38.5 KG HASHASH
Artikulli tjetërARRESTOHET DUKE SHITUR DROGË NJË 50-VJEÇAR SHQIPTAR