Ndotja e kanaleve kulluese në zonat periferike të qytetit të Shkodrës është një nga problematikat e ngritura disa herë nga banorë të ndryshëm. Kështu, banorë të fshatit Golem, në njësinë administrative Rrethina prej kohësh vuajnë nga depozitimi I mbeturinave në kanalet kulluese pranë banesave të tyre. Ato deklarojnë se mbetjet inerte dhe urbane të depozituara në këto kanale ndotin edhe tokat e tyre bujqësore.

Përveç mbetjeve të shumta urbane, kanalet në këtë zonë janë bllokuar edhe nga barishte të shumta të cilat nuk janë pastruar nga institucionet përgjegjëse prej kohësh, duke I dhënë një pamje të shëmtuar zonës e kryesisht duke ndikuar në cilësinë e dobët të tokave bujqësore.

Artikulli paraprakARRESTOHET BURRI I MINISTRES SHQIPTARE
Artikulli tjetërSHKODËR, GATI NATA E MADHE E MUZIKËS “HITET E VERIUT”