E kanë lidhur, e kanë dhunuar dhe në fund i kanë grabitur me armë një shumë prej 850 euro.

Kjo është historia e 78 vjeçarit Gjergj Marinaj dhe bashkëshortes së tij Lenë Marinaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Shtoj i Ri të njësisë Rrethina në orët e para të 5 qershorit. Çifit Marinaj ndodheshin të vetëm në shtëpi kur 3 grabitës të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në banesën e tyre.

Fillimisht i kanë drejtuar armën 65 vjeçares Lenë Marinaj dhe më pas janë ngjitur në katin e dytë ku ndodhej në gjumë i zoti i shtëpisë. Gjergj Marinaj tregon tmerrin e përjetuar. Gjithnjë e më shumë në fshatin Shtoj i Ri por edhe fshatra të tjerë rastet e grabitjeve dhe dhuna që ushtrohet ndaj të moshuarve që jetojnë të vetëm është në rritje.

Grabitësit kanë hyrë nga pas shtëpisë dhe më pas kanë arritur të depërtojnë brenda banesës. Pasi kanë dhunuar çiftin e të moshuarve kanë marrë 850 euro që kanë gjetur dhe janë larguar me shpejtësi. Gjergj dhe Lenë Marinaj jetojnë të vetëm sepse dy djemte ndodhen në emigracion ndërsa dy vajzat e tij janë të martuara. 65 vjeçarja Lenë Marinaj ndodhet momentalisht në një gjende të rënduar psikologjike.

Artikulli paraprakSHTYPI BRITANIK, JEHONË HEROIZMIT TË 4 SHQIPTARËVE GJATË SULMEVE TERRORISTE
Artikulli tjetër“LUNDRIMI I FUNDIT” SEKUESTROHEN 132 KG KANABIS