Punëtori i një dyqani celularësh në Kuçovë u godit me thikë nga një hajdut, i cili ka arritur të grabisë 23 telefona celular dhe një Laptop.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Llukan Prifti” të qytetit dhe brenda pak minutash është arrestuar agresori, 25 vjeçari Klaudio Naska.

I riu sipas policisë, “në bashkëpunim me një shtetas tjetër ende të pa identifikuar, pasi ka goditur me mjet prerës (thikë) punëtorin e dyqanit shtetasin E.I, 24 vjeç kanë marrë 23 telefona celular dhe një Laptop në dyqanin “Servis Celularësh”

në pronësi të shtetasit G.D, 37 vjeç, banues në Kuçovë, dhe pasi kanë dalë nga dyqani kanë thyer xhamin e parë të automjetit tip Benz në pronësi të shtetasit E.I”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sendet e grabitur. 25 vjeçari rezulton me precedentë penalë pasi është dënuar më parë për veprat penale “Armë mbajtje pa leje” dhe “Kanosje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, ‘‘Vjedhje me Dhunë”, ‘‘Plagosje e lehtë me dashje‘‘, “Shkatërrim prone”, “Kanosje” , kryer në bashkëpunim.

Artikulli paraprakSHERR MES VËLLEZËRVE PËR PRONËN, 22-VJEÇARI GODET ME SËPATË KUSHËRIRIN PASI I DHUNUAN BABAIN
Artikulli tjetër“KALLASHNIKOV” NXJERR NË SHITJE MAKINAT DHE BIÇIKLETAT ELEKTRIKE