Grabitësit hyjnë në banesën e mamasë së ministrit Damian Gjiknurit

Persona të paidentifikuar kanë grabitur banesën e mamasë së ministrit të Infrastrukturës dhe Energjetikës Damian Gjiknuri. Grabitja është shënuar gjatë natës në rrugën “Maliq Muça” në kryeqytet. Nga informacionet mësohet se në banesë është marrë shuma prej 300 mijë lekëve të reja. “Persona të paidentifikuar, kanë vjedhur banesën e shtetases Liri Naun Gjiknuri 67 vjeçe banuese në Tiranë, ku kanë marrë shumë lekësh.” informon policia e Tiranës në një njoftim për median. Po vazhdon puna per identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ndërkohë që denoncimi për vjedhjen është bërë nga 67-vjeçarja L.Gj

Artikulli paraprakPEZULLOHEN DY POLICË ,I DHANË PASAPORTË PERSONIT NË KËRKIM
Artikulli tjetërSEKUESTROHEN 335 KG KANABIS NË PROCES THARJE, 3 TË ARRESTUAR