Një vjedhje ka ndodhur në një biznes në Tiranë. Burime zyrtare nga policia thanë se, kasaforta e një firme është vjedhur gjatë natës në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Njazi Meka”. Sipas policisë, persona të paidentifikuar kanë vjedhur kasafortën me një sasi lekësh, të një marketi në këtë zonë. Denoncimi është bërë nga administratorja e biznesit, 35-vjeçarja me inicialet R. D.

Pas marrjes së denoncimit, policia ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/rëve

Artikulli paraprakMESHA E KRISHTLINDJEVE NE SHKODER
Artikulli tjetërPANIK E FRIKË NË AJËR, AVIONI I NISUR NGA ZYRIHU BËN ULJE EMERGJENTE NË BEOGRAD