Një banesë është grabitur mëngjesin e sotëm në Memaliaj. Grabitja ka ndodhur orët e para të mëngjesit.

Kanë qenë banorët e zonës që kanë njoftuar grabitjen pasi konstatuan se dera e banesës së komshiut ishte e hapur me forcë. Mësohet se banorët e shtëpisë nuk ndodheshin në shtëpi në momentin e ngjarjes, ndërsa është grabitur banesa e shtetasit Luan Goxhaj.

Goxhaj është biznesmen dhe kjo mendohet se mund të jetë arsyeja përse hajdutët kanë grabitur në banesën e tij. Ndërkohë ende nuk bëhet me dije se çfarë kanë vjedhur autorët, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Artikulli paraprakRESHJE SHIU DHE BORE, ARRSH BËN APEL PËR SHOFERËT
Artikulli tjetërE RENDE/ 32 VJECARI ME VELLAIN DONTE TE VRISTE GRUAN ME KALLASHNIKOV, AJO TELEFONON POLICINE