Blutë e Shkodrës kanë referuar në prokurori një vjedhje të regjistruar rreth orës 10 të së hënës.

Sipas njoftimit të policisë së shtetit behet me dije se dy 12 vjecare me inicialet K.U dhe A.Q, banues në Shkodër kanë vjedhur me thyerje banesën e një 74 vjecari, ku kanë grabitur një shumë prej 1200 dollarësh.

“Më datë 27.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasit me iniciale K. U dhe A. Q, 12 vjeç, banues në Shkodër, sepse në orën 10:00, në fshatin Bleran, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit N. L, 74 vjeç, ku kanë marrë 1 200 dollarë, me të cilat kanë blerë katër telefona celularë, dy ora dore dhe u kanë mbetur 52 000 lek, të cilat u gjetën të fshehura afër tunelit të fshatit Rrencë dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale”

Artikulli paraprakOBLIKE, ZHDUKET 17 VJEÇARJA POLICIA NIS KERKIMET
Artikulli tjetërI DERGON SMS TE FRIKSHME RREGJIZORIT ,DENOHET ME GJOBE AUTORI