Kane kaluar ore tmerri pasagjeret te cilet u grabiten dhe u kercenuan me jete mesditen e kesaj te enjteje.

Pasi policia ka mberritur ne vendngjarje ato nuk kane nguruar te tregojne detaje te ngjarjes se rende. Sipas tyre tre persona te maskuar dhe te armatosur u kane bere prite ne afersi te antenave ne Kir. Shoferi nuk e ka patur ndermend te ndaloje e megjithate nje e shtene ne gomen e mjetit ka bere qe grabitesit te realizonin qellimin e tyre . Personat e maskuar nen kercenimin e armeve i kane zbritur te gjithe udhetaret e me pas i kane marre celularet dhe ato pak te holla qe kishin me vete. Vetem shoferi ka patur me vete 1 milion leke , para te cilat i jane marre edhe atij.

Me pas nen krecenimin e armeve , grabitesit I kane thene banoreve te ecin dhe te mos kthejne koken pas ne te kundert do i vrisnin. Pasi pasagjeret te kapur nga paniku dhe frika jane larguar , grabitesit kane djegur mjetin fuoristrade per te fshehur gjurmet. Me pas pasagjeret kane ecur ne grup thuajse 1 ore ne kembe dhe kur kane mberrritur prane nje bar kafeje kane njoftuar policine. 3 ore pas ngjarjes dhjetera forca policie kane mberritur ne vendngjarje .

Pasi kane marre ne pyetje deshmitaret ato kane shoqeruar 6 persona mes te cileve dyshohet te jene autoret e grabitjes. Te shoqeruarit ne polici jane banore te Dukagjinit.

Artikulli paraprakARRESTOHET NË HOLANDË, NJËRI PREJ TRE ANËTARËVE TË BANDËS SË BABAGJYSHËVE
Artikulli tjetërPARASHIKIMI I MOTIT 24 NËNTOR 2017