Nga pamjet e autorit pas grabitjes së filialit të postës dhe bankës së nivelit të dytë brenda ambienteve të Hipotekës,dalin detaje. Në pamjet e fiksuara nga kamerat e sigurisë duket grabitësi, një djalë i ri rreth 25-vjeç i veshur me të zeza, me kapuç, kapele me strehë dhe i armatosur, teksa largohet nga Hipoteka.

Autori duket teksa largohet me vrap pasi ka marrë paratë, ndërsa pak metra larg Hipotekës së Tiranës kërcënoi me pistoletë një polic të rrugores. Ngjarja ka ndodhur në kryeqytet, pranë ish-Stacionit të Trenit mesditën e sotme, ndërsa shuma që ka marrë ka qenë e konsiderueshme. Duke mbajtur në dorë një pistoletë, grabitësi iu kërkoi punonjësve të mos lëvizin nga vendi. Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në të gjithë kryeqytetin, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar ekspertë të shumtë, që po kryejnë verifikimet dhe po marrin shenjat e gishtave. Informacion paraprak i policisë Sot rreth orës 14:05, në Sallën Operative një telefonatë njoftoi se në rrugën “Panorama”, në Tiranë, një shtetas ka vjedhur një shumë parash. Në vendgjarje shkuan disa shërbime policore.

Nga veprimet paraprake rezulton se brenda ambjenteve të zyrave të Hipotekës, në filialin e Postës Shqiptare, një person me kapuç, dyshohet nën kërcënimin e armës, ka vjedhur një shumë ende të papërcaktuar lekësh. Specialistët kundër krimeve kanë kryer veprimet e para hetimore dhe po punojnë intensivisht për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.

Artikulli paraprakSHEMBET TAVANI I BURSËS, DHJETËRA TË LËNDUAR
Artikulli tjetërKUVENDI NIS SESIONIN E RI PARLAMENTAR, BASHA: PAS NJË MUAJI RIKTHEHEMI NË VENDIN E KRIMIT