Zbardhen detaje nga grabitja e bizneseve në Korçë. Burime konfidenciale bëjnë me dije se dyshohet se kane qenë 4 persona të maskuar dhe të armatosur.

Vjedhja e parë është kryer në fshatin Bulgarec, ku janë marrë para në furrën e bukës dhe banesën e një shtetasi.

Më pas dyshohet, se të njëjtët persona kanë kryer edhe grabitjen e dytë në fabrikën e përpunimit të letrës në aksin nacional Korçë-Kapshticë.

Autorët janë futur përmes dritares nga pjesa e mbrapme e biznesit. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Personat kanë mundur të marrin një sasi të konsiderueshme parash.
Dëshmitë e pronarëve në polici janë marrë mëngjesin e sotëm, teksa janë sekuestruar kamerat e sigurisë.

Artikulli paraprakPËRPLASI KËMBËSORIN, ARRESTOHET KRYETARI I PS-SË NË PRRENJAS
Artikulli tjetërARRESTOHET VRASËSI ITALIAN I DY SHQIPTARËVE