Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka nderuar kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçin me çmimin “Urdhri i Lirisë”, për ta falënderuar atë për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Këtë dekoratë ai e mori gjatë takimit me Thaçin, pasi po qëndron në Kosovë në një vizitë dy ditore. Me këtë rast, Thaçi ka falënderuar atë dhe gjithë shqiptarët që kanë ndihmuar për Kosovën gjatë luftës. “Urdhri i Lirisë për Gramoz Ruçin, për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Thaçi. Kjo gjë e ka befasuar Ruçin, i cili edhe potencoi se kjo është edhe dekorata e parë që ai ka pranuar ndonjëherë.

Artikulli paraprakRAMA: UJËSJELLËSAT JANË KTHYER NË NDËRMARRJE PUNËSIMI
Artikulli tjetërRRITJA E BUXHETIT TË MBROJTJES, LU: PËRPARËSI E QEVERISË DHE OPOZITËS, JU LUMTË!