Gratë në zgjedhje, kërkojnë barazi gjinore në listat e deputetëve

Grupimi i organizatave të Shoqërisë Civile 50 % në 2017 sjell në vëmendje të Komisionit për Reformën Zgjedhore çështjet dhe problemet që vazhdojnë të sfidojnë formulat e kuotave gjinore dhe rezultatet e tyre në Shqipëri. Gratë përfaqësuese të politikës, administratës, dhe Shoqërisë Civile janë mbledhur në tryezë të përbashkët dhe kanë kërkuar vendosjen e kuotës gjinore 50 % në listat e kandidatëve për secilën gjini. Gjithashtu kërkuan edhe zbatimin e kriterit një në dy në të gjithë listën e paraqitur. Olta Xhaxhka, deputete e Partisë Socialiste në tryezë u shpreh se barazia gjinore në zgjedhje është domosdoshmëri. ‘’Një shoqëri e cila synon të ketë qeverisje të mirë dhe sistem elektoral të drejtë dhë të lirë nuk ndërtohet si e tillë pa përfshirjen e denjë të dy gjinive. Pa balancim gjinor në procesin zgjedhor nuk mund të organizohet demokraci gjithëpërfshirëse’’, u shpreh Xhaxhka. Pjesë e kërkesave ka qenë edhe përcaktimi i qartë në ligj të refuzimit të listës prej KZAZ/ ve apo KQZ/së në rastet e mospërmbushjes së kriterit 50 % deri në përjashtimin e subjektit nga gara elektorale 2017. ‘’Efekti i pabarazisë te gratë është një efekt që prek gjithë shoqërinë. Pa dyshim që rritja e pjesmarrjes së gruasë në politik për një demokraci funksionale’’, u shpreh Leskaj. Përfaqësimi i grave në Kuvend , është rritur ndjeshëm në krahasim me legjislaturat e mëparshme, megjithatë grupimi propozon dhe vlerëson rëndësinë për të arritur barazi reale dhe jo formale duke garantuar kandidimin e jo më pak se 50 për qind të grave në listat njëemërore të partive.

Artikulli paraprakFRANCE24:SHQIPËRIA DO TË KTHEHET NË VENDIN E GRUMBULLIMIT TË PLEHRAVE TË EUROPËS
Artikulli tjetërNIS HETIMI NDAJ 3 ZYRTARËVE PËR ABUZIM ME PRONËN