Një zjarr ka shpërthyer vonë mbrëmjen e të dielës në komisariatin e policisë të ishullit grek, Samos.

Zjarri shpërtheu për shkaqe të paditura ende në qelite e izolimit, ku ndodheshin 34 persona, kryesisht emigrantë të paligjshëm. Tre prej këtyre të fundit u dërguan në spital, pasi kishin probleme në frymëmarrje. Me të njëjtat simptoma u dërguan në spital edhe pesë policë. Zjarri u vu nën kontroll pas mesit të natës, si rezultat i ndërhyrjes së forcave zjarrfikese.

Artikulli paraprakPËRSHËNDETJE UNË JAM KAPITALIZMI!
Artikulli tjetër31 TË PLAGOSUR DHE 17 TË PAGJETUR, AKSIDENT I RËNDË NË GJERMANI