Autoritetet greke janë në alarm, për të identifikuar dhe arrestuar xhihadistët që hyjnë me emigrantët nga kufijtë e lindjes në Greqi.

Ministri i Mbrojtjës së Qytetarëve , Michalis Chrysochoidis, thotë se nga 2017 janë arrestuar në territorin grek 7 xhihadistë apo persona të lidhur me terrorizmin.

“Gjatë periudhës 2017-2019 janë arrestuar 7 të huaj pasi ndaj tyre kishte urdhër arrest ndërkombëtar apo sespse hetimet kanë zbuluar se ata ishin të përfshirë në aktivitete terroriste” u shpreh Ministri i Mbrojtjës së Qytetarëve , Michalis Chrysochoidis.

Autoritetet greke nënvizojnë se rreziku vjen për shkak të fluksit të pakontrolluar të emigrantëve dhe faktit që nuk ka përfunduar regjistrimi i emigrantëve.

Artikulli paraprakSHKODER,OPERACIONI POLICOR “MARANAJ”:PROÇEDOHEN TRE SHTETAS DHE NJE INSPEKTOR PYJESH
Artikulli tjetërSHQIPTARI DHE GREKU RRAHIN QYTETARIN, MË PAS I VËNË FLAKËN SHTËPISË