Qeveria e Greqisë ka njoftuar themelimin e Ministrisë së Migracionit dhe Azilit.

Zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas, përmes një deklarate me shkrim njoftoi se ministër i Migracionit dhe Azilit është emëruar Notis Mitarakis ndërsa ministër alternativ Giorgos Koumoutsakos.

“Qeveria që nga momenti i parë ndoqi një politikë tjetër për çështjen e migracionit dhe refugjatëve, me një plan gjithëpërfshirës të bazuar në katër akse, ruajtjen e kufijve, përshpejtimin e procedurave të azilit si dhe rritjen e kthimeve dhe qendrat e mbyllura të para-nisjes”, tha Petsas.

Ai tha se ministria e re do të sigurojë dekonzicionimin e ishujve që mbajnë barrën më të madhe në pranimin e refugjatëve dhe migrantëve.

Deri më tani, Mitarakis ka shërbyer si zv/ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale ndërsa Koumoutsakos ka qenë ministër alternativ për politikën e imigracionit.

Ministrat e rinj do të betohen sonte më vonë.

Artikulli paraprakARRIN NË 3 MILIONË NUMRI I PERSONAVE TË PREKUR NGA GRIPI KËTË SEZON NË ITALI
Artikulli tjetërAMBASADA E FRANCËS, GJERMANISË, ITALISË, ANGLISË DHE SHBA-SË KUJTOJNË MASAKRËN E REÇAKUT: QËLLIMI YNË I PËRBASHKËT, TË MBËSHTESIM KOSOVËN