Një grua italiane që autoritetet thonë se ishte personi më i vjetër në Evropë ka ndërruar jetë në moshën 116-vjeçare.

Agjencia italiane e lajmeve ANSA tha se Giuseppina Robucci vdiq të martën në qytetin jugor italian Poggio Imperiale, ku ajo lindi më 20 mars 1903. Ajo jetoi 116 vjet dhe 90 ditë.

Robert Young i Grupit të Kërkimeve Gerontologjike me bazë në SHBA tha se Robucci ishte e fundit evropiane e lindur në vitin 1903. Ajo ishte vetëm dy muaj më e re se personi më i vjetër aktual, Kane Tanaka i Japonisë, i lindur më 2 janar 1903.

Robucci është personi i 17 në listën e njerëzve që kanë jetuar jetën më gjatë.

E njohur në vend si Nonna Peppa, Robucci kishte pesë fëmijë, nëntë nipër e mbesa dhe 16 stërnipër. ANSA tha se ajo drejtoi një bar kafe me burrin e saj për vite me rradhë.

Artikulli paraprakTURIZMI/ RRITEN 7.4% HYRJET E TË HUAJVE, SOLLËN 348 MLN € TREMUJORIN E PARË
Artikulli tjetërINFLACIONI SIPAS EUROSTAT, NË MAJ SHËNOI 1,6%