Një batutë për të ardhur keq në shkollën 9-vjeçare në fshatin Grudë e Re. Atje mungon totalisht ngrohja ndërsa edhe xhamat janë të thyer çka e vështirëson zhvillimin e mësimit për nxënësit.

Ish-roja i shkollës në Grudë Re tregon se si ka degraduar ajo godinë…. Ditën e shtunë të javës së kaluar shkolla 9-vjeçare në Grudë të Re është vjedhur. Nxënësit e shkollës 9-vjeçare në Grudë të Re bëjnë apel për ngrohjen që mungon. Që pas kalimit të njësive administrative pranë bashkisë Shkodër është krijuar kjo problematikë e mungesës së fondeve për ngrohje në shkolla dhe ka një dyshim se në total 10 ish-komunat kanë abuzuar me një fond prej afro 150 milion lekësh të vjetra ndërsa ende nuk një hetim apo ndjekje penale për askend.

Artikulli paraprakKRYEMINISTRI RAMA DHE KREU I KUVENDIT META, TRE ORË SË BASHKU
Artikulli tjetërRRUGA “QAZIM RROJI”, KREJTËSISHT E AMORTIZUAR