Gjykata e Apelit në Shkodër ka ndryshuar masën e sigurisë për 6 nga 12 të arrestuarit për fajdet. Byrhan Alija, Edi Memcaj, Artan Dragani, Lul Sylja, Pashko Vuksanlekaj dhe ish-drejtori i Patentave në Shkodër, Ilir Sokoli do të qëndrojnë në burg,

ndërsa Adri Bala, Marjan Bregu, Vinko Nikprelaj, Eduard Fusha, Elidon Qerimaj dhe Naim Ahmetaj do të hetohen në masën e sigurisë detyrim paraqitje.

Në datë 14 mars, Policia dhe Prokuroria zbuluan një skemë fajdesh në Shkodër. 23% ishte interesi në javë, nëse nuk ktheheshin lekët grupi i merrte prona dhe makina dhe i kalonin në emër të tyre. Të përfshirë rezultuan ish-kancelarë gjykate, noterë, policë dhe një ish-drejtues i LSI-së tek Patentat në Shkodër.

Ilir Sokoli u kap në tentativë për t’u arratisur, në Morinë. Në total u arrestuan 12 persona, ndërsa 4 janë në kërkim dhe 3 të pezulluar nga detyra. Gjatë operacionit u sekuestruan makina, prona, armë dhe rreth 500 mijë euro, ndërkohë që u pezullua një polic, noterja dhe një drejtor në bashkine e Shkodrës.

Skema u denoncua nga ish-prefekti i Shkodrës, Paulin Radovani. Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër në datë 26 mars dha masën ‘arrest me burg’ në mungesë për dy djemtë e ish-prefektit, ndërsa ka vendosi “detyrim paraqitje” për ish-prefektin me kushtin që ai të mos largohet jashtë Shqipërisë.

Radovani e apeloi, por kërkesa për heqjen e kësaj mase u rrëzua nga gjykata. Dy djemtë e tij, Elton dhe Robert Radovani, u vunë në hetim me akuzën për mashtrim, pasi grupi i të arrestuarve për skemën e fajdeve, pretendojnë se kjo histori eshte e sajuar nga Paulin Radovani. Ish-prefekti Radovani ishte personi që bëri një denoncim ndaj 22 personave për një skemë fajdesh me përqindje të larta.

Në rast se nuk paguheshin lekët e dhëna, anëtarët e grupi i merrnin borxhlinjve prona dhe pasuri duke i kaluar në emër të tyre. 12 anëtarë të grupit të skemës së fajdeve u arrestuan (sot u liruan 6) dhe tre të tjerë janë në kërkim.

Sipas ish-prefektit, autorët kishin dhënë para me fajde ndaj dy djemve te tij dhe disa të tjerë kane luajtur rolin e garantit duke marra para për llogari të dy djemve të Radovani. Dy djemtë janë larguar nga Shqipëria dhe nuk dihet se ku ndodhen momentalisht.

Vendimi i Gjykatës së Apelit
Byrhan Alija 61-vjec nga Shkodra-Arrest me burg
Edi Memcaj 33-vjec nga Shkodra-Arrest me burg
Artan Dragani 39-vjec nga Shkodra-Arrest me burg

Lul Sylja 48-vjec nga Shkodra- Arrest me burg me afat 60 dite
Ilir Sokoli (ish-drejtori i Patentave) Shkodër-Arrest me burg
Pashko Vuksanlekaj 54-vjec nga Shkodra-Arrest me burg
Adri Bala 22-vjec nga Shkodra-Detyrim paraqitje

Marjan Bregu 31-vjec nga Shkodra-Detyrim paraqitje
Vinko Nikprelaj 37-vjec nga Shkodra-Detyrim paraqitje
Eduard Fusha 38-vjec nga Shkodra-Detyrim paraqitje
Elidon Qerimaj 41-vjec nga Shkodra-Detyrim paraqitje
Naim Ahmetaj 52-vjec nga Puka- Detyrim paraqitje

Artikulli paraprakTRE HOMOSEKSUALË SHQIPTARË NË PRANGAT E POLICISË GREKE, PAKETONIN DROGË ME MICKEY MOUSE
Artikulli tjetërNDALUAN GRABITËSIN, SHPËRBLIM PËR TRE EFEKTIVËT E POLICISË RRUGORE