Me logon “Rozafa 2017” Shkodra është bërë pjesë e aktiviteteve të mbajtur nga përfaqëesues të rekordeve “Guinness” të quajtur “Cup Song Albania”.

Mijëra nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme u përfshinë në këtë aktivitet duke performuar në të njëjtin orar në mbarë vendin. Inspektori i drejtorisë rajonale të arsimit në Shkodër shprehet se për “Cup Song Albania” është bërë një parapërgatitje duke parë rëndësinë që ka. Afro 1 mijë nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të Shkodrës kanë performuar në sheshin përpara bashkisë Shkodër. Përveç drejtorisë rajonale të arsimit, “Cup Song Albania” në qytetin verior u zhvillua me mbështetjen e bashkisë Shkodër e cila rezervoi edhe një koncert artistiko-kulturor para dhe pas performancës që ofruan nxënësit e shkollave.

Artikulli paraprakBYPASSI, SHQETËSIMI MBËRRIN NË KËSHILL
Artikulli tjetërKOSOVA MUNDET 1-2 NË SHKODËR NGA ISLANDA