Prej vitesh fermerët në njësinë administrative Guri i Zi, vujanë mungesën e një tregu të mirëfilltë për të shitur produktet e tyre. Kryetari i fshatit Guri i Zi, Tonin Rroku shprehet se në mungesë të një tregu, fermerët detyrohen të shesin prodhimet e tyre bujqësore në trotuaret e qytetit të Shkodrës.

Kryetari i fshatit Guri i Zi, shprehet se është ngritur vazhdimisht si problematikë mungesa e një tregu në Shkodër për fermerët e kësaj zone, por deri më tani nuk është marrë asnjë masë për të plotësuar kërkesën e tyre.

Një pjesë e madhe e banorëve në këtë zonë e kanë të lidhur jetesën me bujqësinë, pasi e vetmja mundësi që kanë për të siguruar pak të ardhura është nga shitjet e produkteve të tyre.

Artikulli paraprakSHKODER, SHITJE NARKOTIKESH DHE DHUNE NE FAMILJE, ARRESTOHET 58-VJEÇARI
Artikulli tjetërKASTRIOTI-VLLAZNIA, TRAJNERI: SHKOJMË PËR 3 PIKË