Deputetja Rudina Hajdari kërkon shpjegime se përse kërkohet shtyrja e Fatkeqësisë Natyrore me dy muaj. Sipas saj, nuk është dhënë asnjë arsyetim logjik, teksa thote se përse qeveria mori vendimin për karantinimin e shqiptarëve kur kishte vetëm 8 raste, e ndërsa thotë që do të marrë masa lehtësuese kur ka 25 raste në ditë.

“Deri më sot nuk kam dëgjuar një shpjegim logjik që pse po i marrim hapat e deritanishme. Nuk dëgjoj asnjë plan konkret të qeverisë, ju sot kërkoni një shtyrje të afatit të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, pse jo 2 javë apo 30 ditë sa e lejon afati. Nuk jam këtu për të kundërshtuar qeverinë, por po përfaqësoj popullin dhe për te marrë një përgjigje mbi arsyet konkrete pse e kërkoni këtë ndryshim.

Nuk keni dhënë asnjë arsyetim, pse i keni ndryshuar fashat orare, pse çfarë ndryshoi nga dje, çfarë është kjo fazë e dytë, sa faza do ketë. Kur kërkohet llogari nuk do të thotë që po kundështohet, një deputet e ka për detyrë të kërkojë llogari.

Është e drejta ime, pse izoluat shqiptarët me 8 raste dhe sot po i kërkoni me 25 raste në ditë. Sot thoni hajde lironi bizneset dhe në fakt rastet po rritet dhe kur kishte vetëm 8 raste i izoluar. Çfarë garancie u jepni qytetarët që situata nuk po përshkallëzoni, ju i thoni njerëzve është më i sigurt të eci në rrugë se të ecë me makinë private.

Ku është shpjegimi juaj, ku i keni epidemiologët që ju japin këto mendime? nuk mundet të merrni këto vendime. Pse u tërhoqët pa asnjë lloj konsultimi nga të drejtat Europian të të Drejtave të njeriut. A u nxituat, a është kjo si në 97? Unë them se jo.

Pse vazhdoni të thoni se e-albania paska kompetencën e duhur, a janë ekspert të fushës, kush janë këto që japin leje që të dalim jashtë. Kërkoni ta shtyni këtë gjendje me dy muaj, të hapni bizneset. Kjo është një situatë shumë e ndërlikuar për shqiptarët, sot u thoni që do e keni këtë gjendje edhe për 2 muaj pa u dhënë asnjë shpjegim”, tha Hajdari.

Artikulli paraprakGJUZI: PSE BASHËN NUK E DËRGONI PARA DREJTËSISË PËR ’21 JANARIN’?
Artikulli tjetërKOSOVË-QEVERIA E RE, LDK VENDOS: AVDULLAH HOTI KANDIDAT PËR KRYEMINISTËR