Hajdutët hyjnë në banesë, vjedhin 35 mln lekë dhe 3 mijë euro

Një banesë në Ksamil ka rënë pre e hajdutëve, ku persona të panjohur i kanë vjedhur një personi një sasi të konsdierueshme parash. Policia thotë se “mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:35, në Ksamil shtetasi Sh.M, ka telefonuar Policinë se i është vjedhur banesa. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë ku kanë konstatuar se në banesën e shtetasit Sh.M janë vjedhur një sasi vlerash monetare prej 3.5 milion lekë të reja, 3000 Euro si dhe disa bizhuteri të ndryshme”. Blutë sqarojnë se në kohën kur ka ndodhur vjedhja, nuk kishte njeri në banesë. Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen, identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje. Materialet janë referuar në Prokurori për veprën penale ”Vjedhja”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakRREZIKUAN MBYTJEN, POLICIA I SHPËTON JETËN DISA PUSHUESVE
Artikulli tjetërTONIGHT – 12.09.2017