Policia ka parandaluar vjedhjen e një banese duke arrestuar në flagrancë autorin, falë telefonatës nga qytetarët, që kanë sinjalizuar në kohë.

I arrestuari është E. M. 27 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i tij u bë, pasi në rrugën “Siri Kodra” sipas policisë u kap duke tentuar të vjedhë banesën e H. A. 63 vjeç.

Në përpjekje për t’u larguar, i riu ka goditur të moshuarin duke i shkaktuar dëmtime të lehta, por nuk ka mundur të arratiset pasi në afërsi të banesës është kapur në flagrancë nga policia pas sinjalizimit nga qytetarët që dëgjuan të bërtiturat e 63-vjeçarit. 27-vjeçari ka qenë i dënuar më parë për vjedhje me dhunë në Itali dhe vjedhje, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

Ndërkohë që vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë, si dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jetë i implikuar.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja, e mbetur në tentativë” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”.

Artikulli paraprakSHQIPTARI DHE GREKU DALIN PARA GJYQIT PËR PËRDHUNIM DHE VRASJE
Artikulli tjetërI DËNUARI ME BURGIM TË PËRJETSHËM NË MUNGESË, PËR MASAKRËS SË URËS VAJGURORE, KËRKON RISHIKIMIN E VENDIMIT