Në një kohë kur në seancën e Kuvendit tensionet janë të larta mes mazhorancës dhe opozitës ku pritet që të miratohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor, tensioni ka vijuar edhe jashtë ambienteve të parlamentit mes deputetit të opozitës dhe atij të PS-së.

Deputeti i opozitës në parlament Halit Valteri ka tentuar t’i gjuajë deputetit të PS, Damian Gjiknuri. Konflikti mes tyre ka vijuar për pak minuta, ndërsa është dashur ndërhyrja e Gardës së Republikës për t’i ndarë ata.

Përplasja ka qenë e ashpër me fjalë, ku gjuha e trupit të Halit Valteri ishte mjaft kërcënues, sa në një moment u duk sikur po tenton t’i gjuajë Gjiknurit, por që situata është qetësuar pas ndërhyrjes së gardës.

 

Artikulli paraprakNDRYSHIMET NË KOD ZGJEDHOR/ META ‘KËRCËNON’ DEPUTETËT PARA VOTIMIT NË KUVEND: DO MBANI PËRGJEGJËSI INDIVIDUALE
Artikulli tjetërRAMA PER METEN: FOLI ME GJUHË SHANTAZHUESE, AS BERISHA NUK E BËNTE