Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë njëditore pune në Hamburg, ku do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Shqipëri-Gjermani.

Më herët, Kryeministri Rama u prit në një takim të veçantë nga Kryetari i Parë i Bashkisë së Hamburgut, Olaf Scholz. Takimi u përqendrua kryesisht në procesin e integrimit europian të Shqipërisë, për të cilin Scholz (zyrtar i lartë i Partisë Social Demokrate Gjermane) shprehu mbështetjen maksimale. Rama dhe Scholz biseduan edhe për reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare, si edhe për krizën e refugjatëve me të cilën përballet Europa. Chat Conversation End

Artikulli paraprak11 MIJË GJOBA NË 1 MUAJ PËR RRIPIN E SIGURIMIT
Artikulli tjetërLARGOHET ITALIANI, STAROVA NË KRYE TË PARTIZANIT