Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) hapi aplikimet për 309 elektriçistë të rinj në të 12 rajonet e vendit. Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur se OSHEE do të nis zbatimin e një programi të ri, përmes së cilit nuk synohet vetëm punësimi, por edhe formimi i të rinjve.

“Në hapim sot një thirrje e re për punësimin e të rinjve që do të jenë e ardhmja e OSHEE-së. Ky është një program që nis sot e do të vijojë edhe në të ardhmen, që ka të bëjë jo vetëm me punësimin, por edhe formimin e të rinjve që duan të kontribuojnë në fushën e energjisë elektrike”, u shpreh Balluku.

Sipas Ballukut, nevojiten të futen të rinj në sistemin e energjisë elektrike.

“Nga një analizë e bërë rezultoi se mosha mesatare e elektriçistëve varionte rreth 48 vjeç. Ndërsa për elektriçistet mosha mesatare ishte 51.5 %. Për këtë arsye hapet thirrja për punësimin e 309 elektrisçitëve, ku kriter do të jetë mosha deri 25 vjeç”, u shpreh ministrja.

“Nëse këto 309 vende nuk mbushen nga të rinj brenda 30 ditëve, mosha do të rritet duke shkuar në 30 vjeç”, deklaroi Balluku.

Balluku u ndal dhe në transformimin e sektorit të energjisë elektrike, ku bëri të ditur se investimet në infrastrukturën energjetike për vitin e ardhshëm planifikohen 40 milionë euro.

“Shqiptarët mbajnë mirë mend që në vitin 2013 ne e kemi gjetur sektorin energjetik me 45 % humbje. Në 9-mujorin të këtij viti si rezultat edhe i investimeve për rritjen e kapaciteteve të nënstacioneve, jemi në rreth 18.76 % të nivelit të humbje dhe kemi zona ku është investuar dhe humbjet në rrjet llogariten 6 %. Synimi ynë është që viti 2023 të mbyllet me 19 % humbje”, u shpreh ajo.

Artikulli paraprak38-VJEÇARI SHQIPTAR HUMB JETËN NË NJË AKSIDENT NË ITALI
Artikulli tjetërKAMIONÇINA PËRPLAS DY KËMBËSOR NË FUSHË MILOT