Bllokimi i hapësirave publike dhe trotuareve vijon të mbetet një çështje e vështirë për t’u zgjidhur përderisa Bashkia Shkodër ka vendosur që të mos aplikojë gjoba për pronarët e bizneseve apo tregtarët ambulantë.

Kryeinspektori i Policisë Bashkiake Anton Hasanpapaj në një intervistë për Star Plus thotë se hapësira publike është një pronë e qytetarëve dhe që nuk menaxhohet përmes gjobave. Sipas Hasanpapajt, një pjesë e subjekteve private që e kanë zgjeruar aktivitetin e tyre në trotuare kanë leje përdorimi të hapësirave publike. Megjithatë, Hasanpapaj thotë se problem më i madh mbeten tregtarët ambulantë, për të cilët po punohet për të gjetur një zgjidhje.

Pyetjes nëse tregtarët ambulantë dhe drejtuesit e bizneseve që kanë zaptuar hapësira publike po favorizohen në prag të fushatës elektorlae, Hasanpapaj i përgjigjet. Në gushtin e vitit 2015, Bashkia Shkodër nisi pastrimin e të gjitha hapësirave publike që ishin zënë në mënyrë të padrejtë në qytet. Për disa ditë, një pjesë e trotuareve u liruan, por aktualisht situata mbetet e njëjtë. Më parë, institucioni i bashkisë u ka bërë thirrje të gjithë operatorëve se mund të bëjnë aplikimet në mënyrë që përdorimi i hapësirave publike të jetë brenda ligjit.

Artikulli paraprakTUKA: QEVERIA PO PËRDOR DËMSHPËRBLIMET PËR ZGJEDHJET
Artikulli tjetërPOLIKLINIKA, PRISHET APARATURA, SKA MË RADHË SIPAS NUMRIT