Bashkia e Kamzës, një bastion historik i Partisë Demokratike i cili prej 12 vitesh drejtohet nga Xhelal Mziu, nga sot do të drejtohet nga socialistët.

I zgjedhur nga banorët e Kamzës për të drejtuar këtë bashki për katër vitet e ardhshme, Rakip Suli bëri betimin e tij sot teksa deklaroi se menjëherë do të marrë detyrën.

Nga ana tjetër, Mziu se nuk do ta lirojë bashkinë e Kamzës duke qenë se siç është shprehur më herët, nuk i njeh zgjedhjet e 30 qershorit. Ai u bëri thirrje demokratëve që të protestojnë dhe të mos e lirojnë bashkinë, por ata nuk i janë përgjigjur.

As strukturat e PD-së nuk kanë shkuar në mbështetje të tyre. Ndërkohë që në orën 16:00 të zgjedhurit e rinj hapën derën me forcë dhe u futën brenda. Ndërkohë po sot u betuan edhe Drital Leli në Vlorë dhe Lorenc Tosku në Peqin.

Pavarësisht paralajmërimit të Xhelal Mziut, rezistencë nuk ka pasur në bashkinë e Kamzës, teksa dera e institucionit është hapur me forcë, ndërsa jashtë nuk ka pasur militantë apo punonjës të administratës.

Në momentin që të zgjedhurit e rinj u futën brenda, dera u mbyll sërish për të mos lejuar që të futen të gjithë. Ndërkohë që pritet që nga momenti në moment të mbërrijë kryetari i ri i bashkisë Rakip Suli.

Dera kryesore e bashkisë së Kamzës është hapur me forcë nga të zgjedhurit e rinj ashtu sikur ka ndodhur në disa prej bashkive të tjera që drejtoheshin nga përfaqësues të opozitës.

 

Artikulli paraprakGRABITET NJË OBJEKT KULTI, AUTORËT MARRIN NJË SASI TË KONSIDERUESHME PARASH
Artikulli tjetërBURRI VRET GRUAN ME 15 PLUMBA NË PRIZREN, VIKTIMA NËNA E KËSHILLTARES SË KRYEMINISTRIT