Sulmuesi i Vllaznisë Rubin Hebaj i cili shënoi golin në ndeshjen ndaj Partizanit ndjehet mirë jo vetëm për golin e shënuar por edhe për situatën pozitive që po kalon skuadra e tij duke numëruar kështu 6 ndeshje pa humbje.

Hebaj thotë se përpara kësaj ndeshje kishte presion për shkak të akuzave dhe hamendësimeve por Vllaznia tregoi vlerat e saj. Sulmuesi shkodran deklaron se Vllaznia do të vazhdojë në objektivin e saj për të mbajtur vendin e katërt duke kërkuar një fitore edhe në ndeshjen e radhës ndaj Flamurtarit. Hebaj është një sulmues i cili ka shënuar gola të rëndësishëm për Vllazninë edhe pse nuk ka patur shumë minuta në dispozicion. Mosha e tij e re dhe të dhënat premtojnë shumë për të ardhmen e këtij futbollisti.

Artikulli paraprakCUNGU: AKUZAT TË TURPSHME, VLLAZNIA KA DINJITET
Artikulli tjetërMINISTRI I JASHTËM GJERMAN KUNDËRSHTON BOJKOTIN E OPOZITËS