Bashkia Shkoder eshte kunder ndertimit te Hidrocentralit te Thethit mbi lumin e Shales.

Institucioni e ka shprehur kete fakt edhe permes nje shkrese derguar ministrave Damian Gjiknuri dhe Blendi Klosi e per dijeni kryeministrit Edi Rama. E megjithate Ademi konfirmon se akoma nuk ka patur nje pergjigje zyratare e megjithate perpjekjet nuk do mbyllen ketu.

Do mbrojme mjedisin, dhe ky eshte nje qendrim ne te cilen jane bere pale pushteti vendor , komuniteti dhe ekspertet e mjedisit. Ne shkresen e dates 12 shtator Bashkia Shkoder kerkon te ndalohen menjehere te gjitha procedurat e metejshme per kete koncesion. Si dhe te behet publik i gjithe dokumentacioni mbi dosjen e koncesionit, studimi i fizibilitetit si dhe Raporti mbi ndikimin ne mjedis, nese ka nje te tille”.

Po ashtu, Bashkia Shkoder paralajmeron dergimin e ceshtjes ne gjykate nese nuk do te kete reagim zyrtar e te menjehershem, duke qene perfaqesuese e komunitetit. E megjithese pergjigjja nuk ka qene e menjehershme duket se bashkia do vijoje te prese , edhe pse ky ehste nja anashkalim tjeter qe i behet ketij institucioni.

Artikulli paraprak“BLINDOHET” SHKODRA, MASA TË RREPTA SIGURIE
Artikulli tjetërINEVSTIMET NË GURIN E ZI