Hedh me gjakftohtësi gruan në shinat e trenit

Kamerat e sigurisë kanë kapur një person që me qetësi shtynë në hekurudhë një grua, ndërsa largohet me gjakftohtësi. Incidenti, që u shpërnda gjerësisht në mediat sociale, ndodhi në stacionin Yuen Long të sistemit të hekurudhave të lehta të Hong Kongut. Burri vjen ngadalë dhe shtynë gruan pak metra poshtë në hekurudhë, por fatmirësisht nuk kishte asnjë tren në atë moment çka do të ishte fatale për të. Viktima punon si pastruese në stacionin hekurudhor. Sipas një zëdhënësi të policisë të cituar nga South China Morning Post, ajo mori plagë në nofulla dhe u dërgua në spital. Policia e arrestoi njeriun pranë stacionit të trenit me dyshimin për sulm që rezultoi me dëmtime trupore.

Artikulli paraprakKRYEMADHI SËRISH NË ZYRËN E LULZIM BASHËS
Artikulli tjetërMETA-CUNGU: SHQIPTARËT E MALIT TË ZI TË BËHEN BASHKË PËR TË DREJTAT