Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për heqjen e simbolit të Shqiponjës nga Dogana, aty ku ka nisur ndërtimi i një mbikalimi.

Në një status në Twitter, Rama thotë se në një kohë kur flasin për mbrojtje të “Shqiponjës”, ai do të sqarojë se ka folur për një shfytyrim të simbolit, që sipas tij, është hequr nga flamuri për t’u vendosur në hyrje të Tiranës.

Reagimi i plotë:

Kadriu ati,biri dhe shpirti katran, paskan marrë në mbrojtje nga unë shqiponjën e flamurit,ndërsa unë kam folur për shfytyrimin vulgar të asaj shqiponje,të shkulur nga flamuri e të ngulur mu në hyrje të Tiranës prej kadrinjve pa din e iman,që nga shëmtia u vjen e tërë kënaqësia.

Heqja e shqiponjës tek Dogana, për t’i hapur rrugë ndërtimit të mbikalimit, u kthye në mollë sherri mes PD dhe PS.

Kryeministri Edi Rama e etiketoi si vulgaritet, ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha, ia ktheu duke thënë se Rama kishte vendosur “hashashin” si simbol kombëtar.

Basha paralajmëroi se ditën e sotme, PD do të publikojë fakte dhe prova nga afera që sipas demokratëve po fshihet me ndërtimin e Unazës së Re.

Artikulli paraprakDEKRETI PËR SANDËR LLESHIN, ILIR META 14 PYETJE MINISTRISË SË MBROJTJES
Artikulli tjetërJO VETËM NGA SHQIPËRIA, EDHE NË SERBI LARGOHEN 800 MJEKË ÇDO VIT