Hetimi i Guardia di Finanza-s: Infermierja shqiptare dhunonte të moshuarit e sëmurë

Infermierja shqiptare 45-vjeçare Vjollca Ferhati dhe 48-vjeçari italian Massimo Deperi, këshilltar në komunën Pornassio (Itali), kanë përfunduar nën masën e arrestit shtëpiak, në vrazhdën e hetimeve të Guardia di Finanza-s së Imperias, që ka zbuluar disa raste të keqtrajtimit në rezidencën psikiatrike “Cicalotto” në Pornassio. Gjithashtu, një 45-vjeçare rumune, Elena Stoica, koordinatore e infermiereve në këtë qendër, është pezulluar nga detyra. Sipas hetimeve, këta persona kanë keqtrajtuar disa të moshuar, që jetonin në këtë qendër. Disa nga të moshuarit ishin të nënshtruar nga personat e akuzuar, citohen nga mediat lokale, burime zyrtare nga hetimet. Të moshuarit, shaheshin, keqtrajtoheshin, liheshin pas dore, e nuk ndihmoheshin të ngriheshin në rastet kur rrëzoheshin në tokë.

Artikulli paraprakAKSIDENTI I DYTË NË SHKODËR, TRE TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërARRESTOHET GRUAJA QË DHUNOI BASHKËSHORTIN