SHIFRAT ALARMANTE, 1 NË 3 VETË SE DINË QË JANË TË PREKUR. Një në tre të rritur sot vuan nga hipertensioni, ndërkohë që po 1 në 3 të rritur nuk e di që vuan nga kjo sëmundje.

Nderkaq perkujtimi I dites boterore te luftes kunder hipertensionit rritet vrullshem. Dshp ka ofruar kete te hene sherbime baze falas dhe keshilla per moshen e trete ne qytetin e shkodres. Shfaqja e hipertensionit eshte rezultat i kequshyerjes dhe mbipeshes prandaj duhet te merren masa te menjehershme për të përmirësuar stilin e jetës si: Ndalimi i pirjes së duhanit , reduktimi i peshës së trupit në nivel të shëndetshëm; të qenurit aktivë; të përfshirja në dieten ushqimore me shumë perime dhe fruta, zvogëlimi i sasinë së kripës dhe kufizimi i sasisë se marrjes së yndyrës. Presioni i lartë i gjakut është një vrasës i heshtur I cili nuk ka simptoma derisa presioni është shumë i lartë ose derisa shkakton dëme në organet vitale, si zemra ose veshkat për këtë arsye duhet që çdokush ta masë tensionin të paktën 1 herë në vit për të shmangur komplikacione të mëtejshme.

Artikulli paraprakAKADEMIA VLLAZIA, TË DY EKIPET SIGUROJNË PLAY OFF-in
Artikulli tjetërARKELOLOGËT NGA POLONIA NË KALANË “ROZAFA”