Libri “Histori Shkodrane në Fotografi” i autorit Pjetër Logoreci u prezantua edhe në një aktivitet me disa të ftuar, miq të autorit dhe personalitete të ndryshme. Ky libër ka në brendësi fotografi të nxjerra nga arkivat në Viena të pabotuara më parë dhe që sjellin Shkodrën në periudhën nga viti 1908 deri në 1918.

Edmond Jakaj ka sponsorizuar botimin e këtij libri ndërsa tregon historinë se si mori këtëvendim.

Vetë autori Pjetër Logoreci flet jo vetëm për librin dhe rëndësinë historike e kulturore por edhe për lidhjet e hershme të Vienës dhe Austrisë me Shkodrën.

Në librin “Histori Shkodrane me Fotografi” vijnë të botuara për herë të parë shumë lagje, rrugë e rrugica të qytetit të Shkodrës të afro para 100 viteve, momente historike gjatë asaj periudhe por edhe personazhe të ndryshme të rëndësishme.

Artikulli paraprak‘NGA KRIMI, NGA DROGA NA IKU EUROPA’, TË RINJTË E FRPD PROTESTË PARA KRYEMINISTRISË NË 29-VJETORIN E RRËZIMIT TË BUSTIT TË ENVERIT
Artikulli tjetërBESIMTARI PUTH PAPËN FOTOJA QË PO BËN XHIRON E BOTËS