Ky është Tonin Gjoni, 59-vjeçari tetraplegjik banues në lagjen Kiras të qytetit të Shkodrës. Shqetësimi i tij është disi ndryshe nga sa jemi mësuar të dëgjojmë, pasi ai nuk mund të lëvizë jo se nuk ka një mjet po çuditërisht nuk ka rrugë.

Amortizimi i rrugës ku ai banon e bën të pamundur lëvizjen . Toni Gjoni banon në lagjen Kiras në rrugën “Shtëpitë e Bujqëve” dhe siç shihet e nga pamjet kjo vetëm rrugë nuk mund të quhet .

Akoma më e trishtë bëhet historia e Tonin Gjonit kur tregon se një mjekim i gabuar i ka kushtuar prerjen e këmbës .
Ndërkohë në një situatë të tillë pa këmbë e pa rrugë, tetraplegjiku bën apel për ndihmë.

Artikulli paraprakSHKODËR, “28 NËNTORI” KONKURS ME MESAZHE AUDIO-VIZIVE
Artikulli tjetërARBEN NDOKA: AKUZAT E PROKURORISË NUK QËNDROJNË