
Nuk ndodh shpesh të njohim njerëz që vullnetarisht kujdesen për muzetë historike pranë vendbanimit të tyre. Sadri Buhaj është krejtësisht I veçantë në llojin e tij. Prej 10 vitesh, 60-vjeçari kujdeset për muzeun historik të Drishtit, në njësinë Postribë, si e vetmja mënyrë për t’I shtuar vlerat këtij muzeu, investimi I të cili mbeti përgjysëm. I pyetur nga Star Plus, banori Sadri Buhaj tregon se si pranoi këtë punë vullnetare, pa ditur se me kalimin e kohës do bëhej kujdestari I një muzeu të harruar.
Edhe pse muzeu ndodhet në qendër të kalasë së Drishtit, në të nuk ekspozohet asnjë veshje tradicionale e zonës bën të ditur përgjegjësi Buhaj.
Muzeut I mungon një hapësirë për ekspozimin e disa rrënojave të cilat I përkasin kishës në Drisht. Sadri Buhaj flet për to dhe rëndësinë që duhet t’I kishin kushtuar institucionet.
Rivitalizimi I kalasë së Drishtit varet vetëm nga investimet që prej vitesh kanë mbetur në letër. Përgjegjësi I muzeut thotë se pa këto investime kalaja e Drishtit rrezikon të humb lavdinë që I ka mbetur.
Edhe pse jetesa në kalanë e Drishtit nuk ofron kushte të mira, 60 vjeçari thotë se do të vazhdojë të japë kontributin e tij për këtë zonë, po ashtu edhe për ruajtjen e muzeut.
Fondi Shqiptar i Zhvillimit 10 vite më parë ndërtoi muzeun e kalasë me një shifër prej 380 milion lekësh. Godina është tre katëshe dhe e përbërë totalisht prej guri në të cilën janë projektuar 6 dhoma në formën e muzeve. Vetëm një nga gjashtë dhomat është pasuruar me veshje tradicionale, ndërkohë që dhomat e tjera tashmë të boshatisura kanë filluar të shfaqin shenjat e para të amortizimit.
Sadri Buhaj I cili prej vitesh mirëmban muzeun kërkon vëmendjen e institucioneve për të plotësuar me objekte dhe veshje origjinale të zonës muzeun, si e vetmja mënyrë për të tërhequr turistët vendas dhe të huaj përgjatë gjithë vitit