Hodhi dy çantat me kanabis nga makina, por 23 vjeçari shqiptar arrestohet

Një 23 vjeçar shqiptar u kap me 50 kg kanabis në Konitsa të Greqisë, jo shumë larg kufirit. Policia greke bën me dije se me të pikasur nga policia, i riu ka hedhur çantat me kanabis nga makina, në përpjekje për t’u larguar. I riu përfundoi në prangat e policisë, ndërsa u sekuestrua edhe automjeti. Në dy çantat me drogë ishin 50 kg e 550 grama kanabis të papërpunuar, e cila ishte ndarë në 33 pako. Policia ka konfiskuar edhe një telefon celular. Hetimi paraprak i rastit i është dërguar Departamentit të Narkotikëve të Janinës, ndërsa shqiptar i arrestuar është përpara prokurorit..

Artikulli paraprakSTAR SPORT – 13.03.2017
Artikulli tjetërZBULOHET THESARI I VJEDHUR, ARRESTOHET SHQIPTARI