Mungesa e furnizimit me ujë të pijshëm është një ndër problemet më të mëdha me të cilin përballen rreth 300 familje në fshatin Hot i Ri në njësinë administrative Rrethina.

Ky problem është prezent prej 10 vitesh në këtë zonë. Banorët bëjnë me dije se me afrimin e ditëve të thata e kanë tepër të vështirë të sigurojnë ujin, duke qenë se shterrojnë dhe puset

Banorët e fshatit Hot I Ri pranojnë se instalimet e tubacioneve të ujit pijshëm kanë përfunduar 8 vite më parë, por uji akoma nuk ka mbërritur në banesat e tyre.

Disa herë banorët e kësaj zone kanë tentuar të bëjnë shpime të thella në tokë sit ë vetmen mënyrë për furnizmin me ujë të pijshëm, gjë e cila u ka kushtuar shumë.

Me ardhjen e verës, edhe këto puse do të shterrin, duke vështirësuar jetësen e tyre. Pavarësisht se uji nuk mbërrin prej 1 dekade në këtë zonë insitucionet përgjegjëse nuk kanë marrë asnjë mase për përmirësimin e situatës dhe furnizimin e të gjitha banesave me ujë të pijshëm.

Artikulli paraprakPROTESTA, BASHA: RAMA E KA VENDIN PAS HEKURAVE
Artikulli tjetërZOGAJ, RRUGA E NGUSHTË PENALIZON ZHVILLIMIN E TURIZMIT